Është publikuar në media videoja nga momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave” ”Edlir Alleshi, nga 42-vjeçari Klered Bozhanaj.
Në pamje shihet se efektivi i policisë pasi plagoset futet brenda lokalit së bashku me kolegun e tij, të cilët po ndiqnin 42-vjeçarin.
Ngjarja ndodhi në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku Bozhanaj ka qëlluar drejt efektivëve të policisë në momentin që këto po e ndiqnin me motorë.
Ai u arrestua pas më shumë se 24 orë nga ngjarja, pranë banesës së tij në “Kinostudio”.
Në momentin e arrestimit ai ka qenë i armatosur, por nuk rezistoi ndaj forcave të policisë.