Këto janë pamjet e arrestimit të punonjësve të Aeroportit të Rinasit, të cilët ranë në pranga ditën e djeshme.
Mësohet se këta punonjës kalonin për në BE persona të cilët kishin probleme ose e kishin të ndaluar kalimin e kufirit me Unionin, në këmbim të shumave që arrinin nga 50-500 euro.
Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.