Gazetari Artan Hoxha është gjendur në Malin e Tomorrit në këto ditë të ftohta të vitit, ku ka ndarë disa momente me miqtë e tij të Facebook. Ndërsa është duke lëvizur me një traktor sikurse shihet në pamje, ai është ndeshur me gjurmët e një ariu.
“Në territorin e ariut ne Parkun Kombetar të Malit të Tomorrit… Bora e ka kete të mire, të lajmeron në kohe se kush po te ben shoqeri rreth e rrotull. Keto gjurme të fresketa ariu, tregojne se nuk jemi vetem në kete faqe të malit. Reshjet e bores dhe temperaturat shume të ftohta, i detyrojne kafshet e egra të zbresin nga shpatet e maleve, drejt zonave të banuara për te kerkuar ushqim… Ariu dhe ujku jane kafshe territori, e shenjojne dhe e ruajne me fanatizem ate. Ku ndodhet ariu, nuk qendron ujku.
Nese jeni duke ecur në zona malore, kijeni parasysh, nuk Jane kafshet e egra qe po ju shqetesojne, jeni futur ju në habitatin e tyre”, shkruan Hoxha./Opinion.al