Kronikë

Konsumoi alkool dhe qëlloi me armë drejt lokalit, policia arreston 31-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:05 - 22/01/22 |
Opi Nion

Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e një nate më parë në Shkodër, duke vënë në pranga një 31-vjeçar, si autor i sulmit me armë zjarri drejt një lokali. Sipas informacionit zyrtar bëhet me dije se shtetasi K.K,. pasi ka konsumuar alkool është larguar nga lokali ku është kthyer më pas duke qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta.

“Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shtetasi K. K., pasi ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal”, njoftoi policia, duke bërë me dije se autori akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”./Opinion.al

Pas