Pamje të rënda vijnë qyteti turk i Kahramanmaraş, i cili ndodhet afër epiqendrës së tërmetit që goditi mëngjesin e kësaj të hënë Turqinë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale (01:17 GMT) në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, qendra e qytetit tw Kahramanmaraş shihet pothuajse e rrafshuar.
Ndwrtesat janw shkatwrruar dhe si pasojw pirgjet me rrënoja shihen kudo.
“Pamjet e tmerrshme të dëmeve të përhapura nga tërmeti në qytetin turk të Kahramanmaraş”, shkruan World News në Twitter.
Sipas tw dhwnave tw fundit më shumë se 640 njerëz kanë vdekur në Turqinë juglindore dhe nw Sirinë veriore.
Horrible footage of widespread earthquake damage in the Turkish city of Kahramanmaraş.#Turkey #Turkiye #Syria #earthquake #deprem #Türkiyem #ACİL pic.twitter.com/epUsa2RxoG
— World Times (@WorldTimesWT) February 6, 2023