Aktualitet

Video/ Mashtronin shtetas të huaj me bursa fiktive, në pranga 6 persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:26 - 24/11/22 |
Opi Nion

Administratori i një call center-i në Tiranë dhe 5 operatorë janë arrestuar në kuadër të një operacioni policor të koduar “Fraud”.

Bëhet fjalë për Ergi Nurçellari 25 vjeç administrator dhe 5 punonjësit operatorë me inicialet  K. Gj. 25 vjeç, Sh. F. 26 vjeç, A. Sh. 20 vjeç, K. K. 20 vjeç dhe H. S. 26 vjeç. Ndërsa një tjetër punonjëse është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Në kërkim nga policia është shpallur edhe administratori tjetër P. A. 29 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se E. N. dhe P. A. administronin një subjekt privat call center, në rrugën “Faik Konica”. Në këtë subjekt ishin të punësuar si operatorë shtetasit  K. Gj., Sh. F., A. Sh., K. K., H. S. dhe D. K., të cilët, së bashku me 2 administratorët, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit P. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

 

 

Pas