Ditën e sotme zhvillohet komisioni i mediave, me kryetare Albana Vokshin. Pritej që ditën e sotme të prezantohej edhe projektligji për teatrin nga ministrja Mirela Kumbaro, por ka ndodhur ajo që nuk pritej.
Si asnjëherë më parë, Mazhoranca dhe vetë ministrja Kumbaro, kanë bojkotuar këtë komision duke mos u paraqitur. Një situatë e tillë nuk ndodh askund, pasi është Opozita ajo që bojkoton në raste të ndryshme.