Kryetarja Autoritetit të Konkurencës Lindita Lati ka reaguar për herë të parë pas heqjes së ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare për Aeroportin e Rinasit, me kusht zgjatjen me dy vite të operimit të kompanisë koncesionare në Shqiperi.
Lati shpjegon se ishin të gjitha mundesitë ekonomike që heqja e ekskluzivitetit me anë të lejimit të vënies në funksion të aeroportit të Kukësit, të bëhej pa shtyrë me dy vite marrëveshjen.
Lati shpjegon se Autoriteti Konkurencës, gjatë kohës së negociatave, ka insistuar më shumë që të ndërhyhet tek tarifat e larta aeroportuale, se sa tek liberalizimi fluturimeve.
Autoriteti konkurencës thotë se kjo shtyrje me dy vite mund të këtë risk për vendin, por kjo mbikqyrje i takon ministrive përkatëse.
Duke marrë shkas nga eksperienca koncesionare me kompaninë që menaxhon aeroportin e Rinasit, Autoriteti i Konkurencës bën thirrje që vënia në funksion e aeroportit të Kukesit të bëhet nga qeveria dhe sheh më pak optimiste mundësinë e dhënies me koncesion. /Tv Klan