Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga salla, ku pritet të mbajë takimin me shqiptarët në Londër.
“Gati shqipe, ready to go. Mirëutakofshim nesër”, shkruan Kryeministri krahas videos.
Kujtojmë se ky është takimi i tretë i kryeministrit Rama me shqiptarët e diasporës.
Ai zhvilloi një takim në Selanik në 3 Nëntor dhe një tur me shqiptarët e Nju Jorkut në fund të muajit Tetor.