Një shtetas gjeorgjian, kreu i një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër pasurisë dhe armëmbajtjes pa leje është arrestuar në vendin tonë.
Policia bën me dije se 42-vjeçari Mindia Lavasogli, fshihej në Tiranë dhe përdorte pasaportë false, me emrin e një shtetasi ukrainas.
“Fast Albania ka zhvilluar dhe ka finalizuar me sukses, operacionin policor të koduar “Kryesori”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Gjeorgjisë, shtetasi gjeorgjian Mindia Lavasogli, 42 vjeç”-njofton policia.
Gjykata në Gjeorgji, e ka dënuar këtë shtetas, me 12 vjet burgim, për veprat penale “Pengimi i veprimtarisë profesionale të gazetarit, kryer me anë të kanosjes”, “Grupi kriminal” etj.
Vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e shtetasit Mindia Lavasogli, për të vuajtur dënimin./Opinion.al