Gazetari Saimir Kodra tha në Opinion se në Shqipëri ka të tjera zyra dhe kompani mashtruese.
Kodra bëri me dije se ka në mes të Tiranës tre kompani të tjera mashtruese që operojnë në të tillë formë.
Ai theksoi se këto kompani janë më të sofistikuara.
“Ato u marrin një sasi të konsiderueshme parash, diku nga 15 mijë dollar, ku brenda një periudhe gjashtë mujore, u thonë kjo nuk u realizua, por ne do ju kthejmë lekët”, tha ai në Opinion.