Aktualitet

Foto/Arrestohet në Greqi shoferi i Edi Ramës, akuzohet për grabitje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:40 - 03/05/16 |
b.f

Një person i cili është prezantuar si shoferi dhe truproja e Edi Ramës është vënë në pranga në Greqi. Arrestimi i tij është bërë më herë, ndërsa tani është publikuar.

Mediat greke kanë raportuar në datën 20 prill se “në gjykatën e Kallamatës është gjendur të e hënë 18 prill, avokati Aleksis Kougias, (në foton lart) duke tërhequr vëmendjen e medias. Avokati i njohur ishte mbrojtës ligjor i një shtetasi shqiptar i cili mbahet në paraburgim për grabitje të mbetur në tentativë”.

“Lajmi nuk ishte më tentativa e grabitjes, as edhe fakti që i burgosuri kishte për avokat, mbrojtësin e njohur Aleksi Kougia, por fakti që i burgosuri ka deklaruar se është shofer dhe truprojë i kryeministrit të Shqipërisë”, – citojnë mediat greke.

Ato shtojnë se “detaje të mëtejshme do të dalin në Korrik 2016 kur edhe të nisë procesi gjyqësor.

Avokati grek është edhe avokati mbrojtjës i shqiptarit tjetër, Klodi Lesi i cili në muajin janar qëlloi dhe vrau nusen e tij greke.

Nga kryeministria shqiptare nuk ka për momentin një reagim mbi këtë lajm të publikuar nga mediat greke./Syri.net

shoferi-i-rames

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas