Është përshkallëzuar edhe më shumë protesta e shoqërisë civile pranë Këndit të Lojravë në Parkun e Liqenit. Sipas raportimeve nga terreni, policia bashkiake ka ndërhyrë dhunshëm ndaj protestuesve, ku të lënduar kanë mbetur edhe fëmijë dhe të moshuar të cilët në atë moment kanë qenë të pranishëm gjatë përplasjes. Aktivistët janë ulur në tokë, ndërsa një pjesë tjetër janë shoqëruar në komiasariatin nr 1 të Tiranës. Në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia e Shtetit, e cila ka kryer edhe ndalimet…
http://www.dailymotion.com/video/x3w69ft_policia-merr-zvarre-qytetaret_news
http://www.dailymotion.com/video/x3w62tw_protesta-te-liqeni-polici-humb-ndjenjat_news