Policia italiane ka publikuar pamjet e aksionet që u sekuestruan në det të hapur 700 kg kanabis që vinte nga Shqipëria.
Kanabisi është sekuestruar pranë brigjeve të Barit nga ushtarakë të Repartit Operacional Ajror të “Guardia di Finanza”.
Dy shqiptarë nga Vlora, të identifikuar me inicialet T. K. 45 vjeç dhe D. Q. 40 vjeç, të cilët gjendeshin mbi bordin e gomones, janë vënë nën pranga.