Në 11 Korrik të 2016-s kjo bankë e nivelit të dytë u grabit në Vlorë.
Dy persona morën nga sporteli i bankës plot 33 mijë euro dhe 6 milionë lekë.
Pamjet e publikuara nga Report TV tregojnë momentin e parë kur në orën 13.56 e 36 sekonda, personi i armatosur vjen nga krahu i djathtë i punonjësit të sigurisë.
Personi tjetër qëndron jashtë bankës, për të neutralizuar rojen e sigurisë.
Dallohet se rojet e bankës janë të paarmatosur.