Janë zbardhur pamjet filmike ku 57 vjeçari Lefter Cani i vuri flakën pacientit tjetër Dashamir Saraçi dje në ambientet e HemoDializës në Spitalin Amerikan. Siç shikohet edhe nga video pacienti Cani është konfliktuar fillimisht me pacientin Saraçi, më pas ka nxjerrë një bidon me benzinë e ka spërkatur dhe i ka vënë flakën me anë të një shkrepëse.