Italia ka mposhtur Spanjën me rezultat 2:0 dhe ka kaluar në çerekfinale të Euro 2016
Kombëtarja e Italisë ka eliminuar kampionin e Evropës, Spanjën, të cilën skuadër e ka mposhtur me rezultat 2:0.
Italianët kanë treguar paraqitje fantastike kundër Spanjës, ndeshje të cilën e kanë dominuar me raste nga fillimi e deri në fund.
Fillimisht Italia shëno në minutën e 33’të me golin e Chiellinit, ndërsa golin e dytë dhe të fitores e shënoi Pelle në kohën shtesë.
Pas kësaj fitoreje, Italia në çerekfinale do të luaj kundër kampionëve të botës, Gjermanisë, ndërsa Spanja eliminohet nga Euro 2016.