Kronikë

Video/Ishte në “Arrest shtëpie” por dilte shiste drogë, arrestohet 31-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 21/01/22 |
Opi Nion

Policia e Kukësit ka finalizuar operacionin e koduar “Blic”, ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar i cili ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas uniformave blu, janë sekuestruar një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet, 3 380 euro dhe një sasi lekësh.

Në pranga ka rënë shtetasi S. E., 31 vjeç, i cili dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, gjatë kohës që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet tip “BMW”, 3380 euro dhe një sasi lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas