Gjeneral Brigade Astrit Jaup, me një eksperiencë të gjatë në fluturime me avionët MIG, ka shpjeguar në Opinion edhe dilemën përse nuk u hapën jastëkët e ajrit. Një dilemë e cila shoqëron rrëzimin e EC 145. Sipas tij helikopterë të tillë nuk kanë jastëkë ajri, por kanë një gomone e cila hapet vetëm nëse shtypët butoni nga vetë piloti. Përse nuk është bërë një gjë e tillë në rastin e EC 145? Kjo mbetet ende mister…