Aktori turk Burak Özçivit, i njohur me rolin e tij tek “Sulltani i madhërishëm” si “Bali Beu”, ka bërë një deklaratë skandaloze në Aeroport të Prishtinës.
Ai është ulur në Aeroportin “Adem Jashari”, para se të nisej për në Novi Pazar, atje ku ka premierën e filmit “Kardesim Benim” (Vëllau im), transmeton lajmi.net.
Por në Aeroportin e Prishtinës, ai u ka thënë gazetarëve se “është i lumtur që gjendet në Serbi”.