Protesta e ditës së sotme është shoqëruar me dhunë jo vetëm nga ana e protestuesve por edhe nga ana e efektivëve të policisë.
Sipas një video të publikuar në rrjet, duket se një protestues qëllon me duar mbi disa efektivë të armatosur me shkopa gome dhe mbrojtëse përpalra. Një veprim i tillë nga ana e protestuesit, i ka nxitur efektivët të reagojnë. Ata e kanë futur mes tyre dhe e qëllojnë me shkopa gome.
Edhe pse pamjet nuk janë të qarta, duket se i riu është i gjakosur./ Opinion.al