Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një gjelltore në Stamboll në Turqi. Pasi kishin konsumuar së bashku një vakt dreke, njëri nga shokët ka qëlluar me një plumb në këmbë shokun e tij. Arsyeja e këtij akti që është xhiruar edhe nga kamerat e restorantit, ka qenë fakti se qëlluesi e ka ndjerë veten të ofenduar që supën e tij e ka paguar shoku i tij.
Idris Alakus qëlloi Hasan Endemirin në këmbë, pasi ky i fundit ishte treguar më i shpejtë në pagimin e faturës.
Alakus shkoi te banaku për të kryer pagesën, ndërsa Hasani pa e pikasur shoku i tij kërkoi kamerierin për të paguar tavolinën.
Këtu Alakus kthehet, kupton veprimin e shokut të tij, i afrohet dhe e qëllon në këmbë.
Qëllimi ishte vetëm ta plagosë, por plagët e marra kanë bërë që shoku i tij të vdesë disa orë më vonë në spital.