Bota

Video/ I ngacmonin gruan, i riu turk vret një person dhe plagos 3 të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:43 - 09/09/21 |
Opi Nion

Një person u ekzekutua me armë zjarri dhe tre të tjerë u plagosën në Adana të Turqisë. Mësohet se në konflikt është përfshirë njëi ri së bashku me kushërinjtë e tij me anëtarët e një familje tjetër. Këta të fundit autori i akuzonte se i ngacmonin bashkëshorten.

Dy të rinj, të moshës 25 dhe 17-vjeç, së bashku me dy kushërinj të tyre shkuan me motorçikleta e armë te shtëpia e kundërshtarëve dhe hapën zjarr.

Më pas ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke qëlluar fillimisht në ajër me formë paralajmërimi.

25-vjeçari që organizoi atentatin ishte martuar me një vajzë, për të cilën familja tjetër shprehej se kishte qenë e dashura e djalit të tyre.

Fillimisht ata u përplasën fizikisht, por më pas morën armët duke shkaktuar një situatë lufte në rrugët e qytetit.

Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë filmuar gjithçka, dhe skenat i ngjajnë vërtetë atyre në filma. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

 

Pas