Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin rrugor Dimal-Berat, ku si pasojë një 27-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Sipas news 24 Justina Gjata, e cila udhëtonte e vetme në mjetin tip Volswagen ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka kaluar në krahun tjetër të rrugës, duke u përplasur me një kamion.
27-vjeçarja është transportuar menjëherë në Spitalin e Beratit, por më pas është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë.
Grupi hetimor po heton në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.