Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Grabiste natën karburantet, çfarë kërkoi para gjykatësit nëna e dy fëmijëve

2018/07/27 at 10:19 AM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Grabiste natën karburantet, çfarë kërkoi para gjykatësit nëna e dy fëmijëve

“Unë isha ideatorja e grabitjes së karburanteve. Kërkoj falje, por isha e detyruar pasi jam nënë e dy fëmijëve, të cilët po i rris e vetme. Nuk kisha asnjë mundësi punësimi, ndaj isha e detyruar të tentoja grabitjen pasi fëmijët kanë nevoja ekonomike”, kështu është shprehur dje në Gjykatën e Fierit 31- vjeçarja Anna Malaj. Ajo bashkë me kushëririn e saj, Emiljano Grëmbi, u paraqitën në Gjykatë në orët e paradites dhe pranuan të dy krimin.


Në fund të seancës gjyqësore, trupi gjykues vendosi masën e arrestit me burg, me akuzën “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë.

PROVAT Të dy kushërinjtë janë sjellë njëri pas tjetrit në Gjykatë me pranga në duar. Teksa 22-vjeçari nxitoi të futej në Gjykatë pa iu hedhur sytë kamerave, kushërira e tij, Anna, nuk ka ngurruar t’u tregojë gishtin e mesit gazetarëve, një shenjë kjo me sa duket proteste për praninë e tyre aty. Masa e arrestit për të dy autorët e dyshuar u dha në të njëjtën seancë. Prokurori i çështjes ka lexuar materialin, duke shpjeguar të gjitha lëvizjet dhe argumentuar provat ndaj të rinjve, Anna Malaj dhe Emiljano Grëmbi, çka i ka vënë ata me shpatulla pas murit dhe i ka detyruar të pranojnë gjithçka. Pasi u njohën me provat e pakundërshtueshme që dispononte organi i akuzës, pranuan se kanë qenë ata autorët e grabitjes së datës 2 korrik dhe dy tentativave të tjera.

DESHMITE

E para që ka folur ka qenë Anna, e cila ishte edhe ideatorja e vjedhjeve. Ajo është shprehur se ka dy fëmijë të mitur, 13 dhe 14-vjeçarë, për të cilët nuk ka pasur asnjë mundësi t’i ushqente.

Sipas saj, fëmijët i ka nga bashkëjetesa në Greqi. Aktualisht, vajza e madhe, 14-vjeçe, jeton me prindërit e saj në Greqi. Ndërsa djali 13-vjeç jetonte me të në banesën e prindërve të saj në Mallakastër.

Anna kërkoi falje në Gjykatë, duke pretenduar se krimin e kishte kryer nga nevoja ekonomike dhe kërkoi mëshirë që ta lironin pasi nuk kishte kush të kujdesej për të miturit e saj.

“E pranoj që e kam bërë këtë veprim dhe jam penduar. Kërkoj falje. E bëra sepse fëmijët kanë nevoja ekonomike dhe unë nuk kam asnjë mundësi t’i mbaj pasi jam nënë e vetme”, ka thënë ajo para trupit gjykues.

 

Etiketa: Anna MalajEmiljano GrembiGRABITJEkarburant


Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit
Kronikë

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit

18 Korrik, 2026 9:25 am
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
Kronikë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

17 Korrik, 2026 12:05 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Para

Ndodh natën/ Pamjet, tentuan të grabisin të moshuarit, grabitësit përleshen me policinë

Temat që nuk duhet të prekni kurrë në takimin e parë me dikë

Temat që nuk duhet të prekni kurrë në takimin e parë me dikë

Arrestimi i pastorit amerikan/ Trump kërcënon me sanksione Turqinë, ja përgjigja e fortë që vjen nga Ankaraja

Arrestimi i pastorit amerikan/ Trump kërcënon me sanksione Turqinë, ja përgjigja e fortë që vjen nga Ankaraja
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}