Kronikë

Video/Goditet grupi i Ergys Dashit të vrarë në Ekuador, 11 të arrestuar në Torino


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:27 - 07/04/22 |
Opi Nion

Një operacion anti-drogë është zhvilluar nga autoritetet italiane në Torino të Italisë.

Karabinierët kanë arritur të identifikojnë rrjetin ndërkombëtar të trafikantëve të drogës, dhe kanë vënë në pranga 11  persona mes tyre edhe shqiptarë. Po ashtu bëhet me dije se kreu i organizatës ka qenë Ergys Dashi, shqiptari që u vra në një restorant më 22 janar të këtij viti në Ekuador. Mësohet se rrjeti përbëhej nga shtetas italianë, shqiptarë dhe polakë.

Sipas mediave italiane është sekuestruar 80 kilogramë kokainë dhe më shumë se 7 kilogramë marijuanë, me një vlerë totale prej rreth 4.5 milionë euro, teksa u arrestuan në flagrancë 8 korrierë.

Droga kishte si destinacion për shitje veriun italian, Slloveninë, Holandën, Zvicrën dhe Gjermaninë, me makina që i modifikonin për fshehjen e lëndës narkotike./Opinion.al

Pas