Të bësh karrierë, kur je grua në Shqipëri, duhet dyfishi i mundit që i duhet burrave. Dhe këtë e pranojnë vetë të ftuarat në emisionin e mbrëmjes në Opinion. Klajda Gjosha, ministre e Integrimit, thotë se të bësh karrierë në Shqipëri, duhet të bindësh burrat, pasi është shumë e vështirë, sidomos në politikë, ku ende nuk ka një grua që të drejtojë një parti politike…