Kronikë

Video/ Gjeti të vdekur prindërit në shtëpi, i riu: Dua ndihmë nga Zoti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:26 - 18/09/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme Hekuran Rrasa vrau me armë gjahu bashkëshorten dhe më pas veten në fshatin Babunjë të Divjakës.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur djali i tyre, cili i gjeti të pajetë në shtëpi. Leonard Rrasa është shprehur mes lotësh se; “Sillej shumë mirë. Unë kam qenë për kafe, më lajmëruan në telefon… Ju lutem unë dua ndihmë nga Zoti, unë jam mes të rrugës…”

Shkaqet e ngjarjes së rëndë mbeten të paqarta, ndërsa dyshohet se vrasja është kryer pas një konflikti të çastit.

I vëllai viktimës pranon 58-vjeç konsumonte alkool, por thonë se nuk e dhunonte bashkëshorten./ Opinion.al

 

Pas