Bjergsen, një nga lojtarët më profesionistë të League of Legends, është turpëruar në sy të botës ndërkohë që po luante në “streaming”.
Gjatë një loje “online”, i riu danez ishte aq i përqendruar sa nuk e kuptoi se mamaja e tij, e veshur vetëm me të brendshme, hyri në dhomë dhe kamera e kapi të tërën.
Edhe pse Bjergsen nxitoi shumë që të mbyllte derën, të gjithë lojtarët që po luanin me të e panë mamanë e danezit, e cila e kuptoi gabimin dhe po qeshte pas derës.