-U tha në Opinion

Video/ Gara në rrugën e TEG-ut, gazetari kritika të forta policisë


               Publikuar në : 23:21 - 20/11/19 |
Geljano Fataj

Aksi drejt rrethrrotullimit të TEG-ut është një nga rrugët më problematike në kryeqytet, pasi në këtë zonë bëjnë gara me makina luksoze kryesisht shoferë të rinj.

I ftuar në emisionin Opinion, gazetari Spartak Koka thotë se policia nuk ka një plan masash për këtë segment rrugor, ku vetëm disa ditë më parë një 17-vjeçar humbi jetën nga garat me makina.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit thotë se janë stacionuar patrulla 24 orëshe tek rrethrrotullimi i TEG-ut, ndërsa gazetari këmbëngul se kjo ka ndodhur vetëm pas aksidentit me vdekje dhe nuk ka patur më parë.

“Policia e Shtetit thotë se ne kemi filluar nga Tetori dhe ditët e fundit kemi shërbim 14 orë. Po 10 muajt e tjerë ku ishte policia? Në rast se ata nuk e duan jetën, ai 17-vjeçari nuk e do jetën, ai drejtuesi shoku i viktimës nuk e do, duhet ne si vend të marrim masa. Se nuk mund të dalë ministri i Brendshëm këtu dhe të na thotë se cili është plani i masave që shqiptarët të mbledhin mendjen e kokës. Të gjithë vendet ku ne duam të aderojmë, kanë plan masash. Ato thonë ta ulim standardin nga 45 viktima për 1 milion banorë, ne e kemi 98-100 viktima për 1 milion banorë”, tha gazetari Spartak Koka. / Opinion.al

Pas