Aktualitet

Video/ Gafa e zëvendësministres: Atë që do të korrni, do të mbillni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:13 - 01/05/19 |
b.f

Nuk ka kaluar pa rënë në sy një gafë e zëvendësministres së Arsimit Lorena Haxhiu gjatë panairit “Work and Study” ditën e djeshme. Në fund të fjalës së saj, Haxhiu u ka thënë të pranishmëve se është e rëndësishme t’ia nisin me punë, “Sepse atë që ju do të korrni, atë edhe do të mbillni në të ardhmen”.

Siç shihet edhe në video, ajo e mbyll fjalën e saj duke mos e korrigjuar fjalinë, pasi thotë “suksese dhe faleminderit”, duke u larguar nga foltorja.

Lorena Haxhiu është Zëvendësministre e Arsimit prej pak muajsh, duke zëvendësuar Besa Shahinin e cila mori postin e Ministres pas ndryshimeve në qeveri. E lindur në vitin 1991, Haxhiu ka një të kaluar si prezantuese në televizion, përpara se të bëhej pjesë e administratës shtetërore në vitin 2017 kur u emërua Drejtoreshë e Shërbimit Rinor./Opinion.al

Pas