Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke folur për gazetarët në përfundim të mbledhjes së Byrosë së Kuvendit tregoi se nuk e kishte ndjekur mbrëmë kryetarin e partisë së tij. Balla teksa sqaronte se vetë deputetja e PD-së Albina Deda tregoi në mbledhje se nuk i kishte dëgjuar fyerjet e Ramës, por i ishte njohur duke ndjekur emisionin “Opinion”, ku ishte i ftuar Lulzim Basha.
Albina Deda duke qenë se ishte e pranishme tha se nuk i kishe dëgjuar fyerjet në fjalë (të Ramës) por i kishin treguar më pas… ndoshta duke ndjekur emisionin “Top Story” të Sokol Ballës dhe aty ka dëgjuar kryetarin e partisë… më falni të Fevziut, ku ka dëgjuar dhe kryetarin e partisë së vet, i cili ka zbardhur dhe fyerjet megjithëse nuk është deputet”, tha Balla.