TIRANE- Kjo është fotoja e parë nudo shqiptare, shkrepur në 1878. Malësorja e paemër, gruaja e parë shqiptare që guxoi të zhvishet para aparatit të Pjetër Marubit. Fotografia topless e kësaj femre malësore, me tipare të egra, e veshur me kostum popullor, e paemër, dëshmi e gjallë e një të vërtete që daton në vitin 1878, u zbulua shumë vite më pas, afro 126 më pas, në skutat e errëta të fonotekës “Marubi”.
Por kjo foto ka ngjallur debat në emisionin Opinion. Të ftuarit, si Preç Zogaj, Rajmonda Bulku, Edmond Tupja ndajnë mendime të ndryshme mbi artin dhe atë çka përfaqëson gruaja e fotografuar.
Shihni videon