Bota

Video/ Forcat ruse sulmojnë me breshëri plumbash makinën e gazetarëve në Kiev


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:57 - 05/03/22 |
Opi Nion

Forcat ruse kanë qëlluar me armë dhe ndaj gazetarëve që raportojnë nga Ukraina sulmet e tyre ndaj disa qyteteve. Një video e Sky News tregon se si rusët kanë hapur zjarr në drejtim të gazetarëve të kësaj kompanie mediatike.

Kryekorrespondenti Stuart Ramsay u godit nga një plumb në pjesën e poshtme të shpinës ndërsa ishte në makinë teksa transportonte ekuipazhin e tij drejt Kievit ditën e hënë. Dy fishekë goditën gjithashtu operatorin e kamerës Richie Mockler në pajisen antiplumb.

Pamjet tregojnë plumba që godasin makinën, ndërkohë që ekipi dëgjohet teksa bërtet dhe xhami i mjetit thyhet. Mendohet se sulmi është kryer nga një skuadër zbulimi diversante ruse.

Pas një përplasjeje të tensionuar, ekipi vrapoi duke përdorur një mur betoni për mbulim dhe më pas u fshehën në një fabrikë deri sa erdhi policia ukrainase dhe i shpëtoi.

I gjithë ekipi, duke përfshirë Dominique van Heerden dhe Martin Vowles të Sky News, tashmë janë të sigurt dhe janë kthyer në Britani. Anëtari i pestë i ekipit, producenti vendas Andrii Lytvynenko, qëndroi pranë familjes në Ukrainë.

 

Pas