Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Fleckenstein: Politika të gjejë konsensus për Reformën

2016/06/22 at 7:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fleckenstein: BE është kundër vendeve të rezervuara, kërkuar nga PD

Knut Flekenshtajn, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, një prej dy negociatorëve në marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës për ligjin e dekriminalizimit, u bën thirrje palëve të lëvizin nga pozicionet e tyre për sa i përket rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi.


I pyetur nga Televizioni Klan për mosmarrëveshjen në lidhje me këtë rekomandim, ai thotë se e kupton shqetësimin e opozitës, por nga ana tjetër shprehet se vendet e rezervuara vendosin lidhje mes politikanëve dhe anëtarëve te institucioneve të drejtësisë dhe kjo nuk është ajo që po kërkon Bashkimi Europian.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE: “E kuptoj, që opozita do të evitojë që qeveria të drejtojë vetë të gjithë lojën, por nga ana tjetër me vendet e rezervuara vendoset një marrëdhënie midis politikanëve dhe personave që emërohen në organet e drejtësisë, si gjyqtarët apo të tjerë. Nuk është ky rezultati që po kërkojmë në fakt. Besoj, se është e mundur të gjendet një zgjidhje e ndërmjetme për këtë opsion dhe për këtë të dyja palët duhet të lëvizin pak nga pozicioni i tyre.”

Flekeshtajn shpreson të një zgjidhje dhe me votimin nga të gjitha palët. Por, ashtu si përfaqesuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogerini, edhe ai thotë se kur drafti të shkojë në votim, përgjegjësia e deputetëve do të jetë individuale.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE: “Kjo dihet që çdo deputet është përgjegjës për votën e tij dhe ka përgjegjësi para votuesve dhe ndaj asnjeriu tjetër. Ne jetojmë në një realitet ku jo vetëm një, por disa grupe të ndryshme që ushtrojnë presion, sepse nëse nuk qëndrojnë të bashkuar, nuk mund të arrijnë shumë.

Por në këtë rast, bëhet fjalë për vendin. Së pari, shpresoj që të gjendet një zgjidhje e përbashkët dhe pastaj kur të kalohet në votim, çështja është se sa duhet të presë Shqipëria për stadin e ardhshëm të integrimit në Bashkimin Europian dhe për këtë secili duhet të vendosë vetë.”

Eurodeputeti thotë se ai dhe Kukan, këtë herë nuk do të vijnë në Shqipëri për të negociuar. Për të gjetur konsensusin ai u kërkon politikanëve të marrin shembull nga Kombëtarja e Futbollit.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE: “Është e mundur vetëm përmes konsensusit që mund të realizohet, pasi kërkohen ndryshime kushtetuese në disa pjesë. Nëse politkanët shqiptarë nuk janë shembulli më i mirë, atëherë merrni si shembull ekipin kombëtar. Ata luajnë gjatë gjithë vitin kundër njëri tjetrit në klube sportive të ndryshme. Por kur vjen fjala në nivelin kombëtar, ata bashkohen dhe arrijnë sukses në kampionatin europian. Kjo duhet të jetë rruga që duhet të zgjedhin edhe politikanët.”

Flekenshtajn shprehet se përfaqësues të Komisionit Europian po diskutojnë me Partinë Demokratike për të parë se çfarë është e mundur të bëhet. 



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Para
Video/ Barazon përsëri Ronaldo në minutin e 62-të

Video/ Barazon përsëri Ronaldo në minutin e 62-të

Foto/ Shqiptari u kap me 52 kg kokainë, dënohet me 12 vjet burg

Foto/ Shqiptari u kap me 52 kg kokainë, dënohet me 12 vjet burg

Video/ Nga barazimi në barazim me golat e Dzsudzsak dhe Ronaldo

Ronaldo hyn në histori, thyen një rekord të madh në Euro

Please login to join discussion















TE FUNDIT

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
9 Qershor, 2025

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndan pamje nga qyteti i Pogradecit. Në video, shfaqen pikat turistike...

Lexo më shumë

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
9 Qershor, 2025

Në Los Angeles, protestat janë ndezur përsëri ndërsa demonstruesit kundër bastisjeve të emigracionit përballen me forcat e rendit për të...

Lexo më shumë

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
9 Qershor, 2025

Ka hyrë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12...

Lexo më shumë

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
9 Qershor, 2025

Sot në ora 11:00 pritet të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me synim zgjedhjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com