Radhë të gjata makinash janë parë këtë mbrëmje në Shëngjin, nga hyrja e tij drejt Ranës së Hedhun. Sipas raportimeve në media radhët kanë arritur deri në 6 km, ndërsa shkak është bërë organizimi i festivalit ndërkombëtar të muzikës elektronike, UNUM.
Feztivali që ka nisur të enjten do të zgjasë deri të martën dhe është një ndër të parët aktivitete që kryhet në kushtet e pandemisë, pas rënies së rasteve të infektimeve në vend./Opinion.al