Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, ku u përfshi dhe eskorta e ish-kryeministrit, Berisha.
Bëhet me dije se mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., i cili më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës të deputetit Sali Berisha.
“Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.
Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë”, njofton policia.
Pasditen e sotme ish-kryeministri Berisha ka mbajtur “Foltoren” e radhës në Kurbin. Pas përfundimit të foltores në Kurbin, gjatë kthimit në kryeqytet eskorta e tij është përfshirë në aksident në afërsi të Fushe-Mamurrasit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.