Një person është shoqëruar nga policia, pas një operacioni të ndërmarrë së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Elbasan. Mësohet se personi në fjalë është shoqëruar i armatosur me pistoletë.
Kujtojmë se më herët, u raportua për të shtëna me armë zjarri në një lokal në këtë qytet.
Por policia mohon të ketë patur të shtëna, ndërsa bën me dije shoqërimin. “Në Elbasan nuk ka të shtëna me armë, por është në operacion Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH, deri tani është kapur një person i armatosur me armë zjarri pistoletë, te stacioni trenit në Elbasan dhe është shoqeruar, po vijon operacioni e kontrollet” – njofton policia.