Opinion.al ka siguruar pamjet e momentit fatal kur një shtetas maqedonas përplas me makinë një familje shqiptare në Kumanovë.
Video e publikuar tregon pamje vërtetë të dhimbshme, ku makina godet me shpejtësi babain, nënën dhe djalin 4 vjeç, Almirin i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Arsyeja e këtij akti barbar ka ardhur pas një sherri verbal mes autorit dhe babait të fëmijës.
Opinioni publik është shokuar për një akt të tillë, madje është paralajmëruar edhe një protestë masive.
Gazetarë, artistë dhe analistë në Maqedoni, thonë se ngjarja ka ngjyrim etnik.