Aktualitet

Video e gjyqtares me këngën e tij u bë virale, reagon Don Xhoni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 01/06/21 |
Opi Nion

Pas videove që u bënë virale ditën e djeshme, ku kryegjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, shfaqej “provokuese” në ambientet e institucionit me këngët e Don Xhonit ka reaguar edhe reperi.

Ai ka publikuar një video të gjyqtares Kapedani, shoqëruar me një emoji që mendohet. Më pas reperi ka publikuar një video të tij dhe përkrah saj ka shkruar: “Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres”.

Ditën e djeshme për këtë situatë ka reaguar edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i cili urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor për magjistraten./Opinion.al

 

 

Pas