Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Dy gratë filmojnë me kamera në trup jetën në ISIS

2016/03/15 at 2:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Dy gratë filmojnë me kamera në trup jetën në ISIS

Dy gra rrezikuan jetën duke vendosur në trup kamera të fshehta për të filmuar jetën në qytetin e kontrolluar nga ISIS, Raqa në veri të Sirisë.

Om Omran and Om Mohammad pranuan të filmojnë për gazetën Expressen edhe pse e dinin se nëse do të zbuloheshin ata do të vritesh duke u qëlluar me gurë.

“Ata donin t’i tregonin botës si ishte jeta e tyre”

Gratë janë të ndaluara të dalin nga shtëpia e tyre vetëm dhe ndëshkohen nëse nuk mbulojnë tërësisht trupin. Madje dhe në kutitë e bojrave të flokëve në dyqane, fytyra e vajzave është ngjyrosur me të zezë.

“Çdo grua do të dëshironte të tregonte fytyrën e saj. Ne e kemi humbur këtë mundësi. Kemi humbur feminilitetin tonë” thotë Omran.

Ata kanë filmuar sesi luftëtarë të ISIS lëvizin nëpër rrugë së bashku me gratë. Shumë prej tyre përpiqen të fshehin armët nga frika se mund të jenë objektiv i ndonjë sulmi ajror.

Prej gushtit 2014 ISIS ka marrë nën kontroll Raqa duke e kthyer de fakto në kryeqytet të Sirisë

Fillimisht gratë ishin të lejuara të vishnin burka dhe nuk u ishte kërkuar të vendosnin dorashka të zeza apo të mbulonin sytë e tyre.

“Por çdo të premte besimtarëve u jepen urdhra dhe rregulla të reja” thotë Mohammad. “Tani është urdhër që gratë të veshin dorashka dhe vello dyfish të burkës dhe duhet të qëndrojnë në shtëpi”

“Vajzat nuk lejohen të shkojnë në shkollë. Ndërsa mësimi dominohet nga Shaira. I gjithë sistemi shkollor është zëvendësuar me shkollën e ISIS”

Gratë përshkruajnë se kanë parë ekzekutime të njerëzve, ku një ushtar ishte ekzekutuar me armë më pas i ishte prerë koka.

“Ata e vranë me plumba, përdhosën trupin, i prenë kokën dhe e vendosën mbi një hekur dhe e vendosën në qendër të qytetit. “Ose ata vendosin trupin në rrugë dhe detyrojnë makinat të hipin mbi të, deri kur nuk ka mbetur asgjë nga trupi dhe mbetet vetëm veshja” thotë Om Mohammad

Shumë apartamente, vila luksoze janë okupuar nga luftëtarët e huaj. Pronarët e vërtetë të tyre u nxorrën jashtë ose u vranë

Ata janë nga Kazakistani, Afganistani, Arabia Saudite,shtetet e Europës si Franca. Kanë ardhur nga të gjitha shtetet, por pjesa më e madhe e tyre janë nga Arabia Saudite.

“Kryqëzojnë njerëz, gratë e armiqve të tyre i bëjnë skllave seksi. Një herë hodhën një djalë të ri nga tarraca e një pallati pasi ai ishte gay. I thanë njerëzve se ishte gay dhe duhej ndëshkuar”

Dy gratë kanë ëndërruar të largohen prej kohësh por duhet të qëndrojnë për të shpëtuar nga vdekja një shoqe të tyre shtatzënë

“Nëse ajo mban fëmijën ata do të kërkojnë të dinë se kush është i ati dhe sigurisht që do ta vrasin duke e goditur me gurë. Nuk ka doktorë që mund të bëjë abort. Na u desht të merrnim ilaçe që do ndihmonin për të abortuar fëmijën në shtëpi”.

Por ISIS është më i dobët se më parë. Më shume se 20 mijë janë vrarë në luftime dhe ISIS ka humbur rreth 40 % pjesë të territorit që kontrollonte një vit më parë.

Videoja mbyllet me Om Mohammad në shtëpi teksa heq Burkën dhe thotë “ Dua të jetoj jetën që dua. Dua të blej atë që dua, të dal vetëm, pa një shoqërues. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa liria”

Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Ja lokali që iu vendos tritol në Tiranë: Pronari punonjës i SHISH

Ja lokali që iu vendos tritol në Tiranë: Pronari punonjës i SHISH

Abuzonte seksualisht me nxënësit, arrestohet mësuesi

Abuzonte seksualisht me nxënësit, arrestohet mësuesi

Ja cila këngëtare do ta shoqëroj Eneda Tarifën në Eurovizion

Ja cila këngëtare do ta shoqëroj Eneda Tarifën në Eurovizion

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com