Presidenti Duka ka sqaruar në intervistën e dhënë për gazetarin Fevziu edhe momentin më të diskutuar të Shqipërisë në Euro 2016, që ishte veprimi i Taulant Xhakës, pasi u zëvendësua në ndeshjen ndaj Zvicrës. Vetë Duka thotë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar në këtë veprim të Xhakës, pasi Taulanti ishte i mërzitur me rezultatin dhe jo me zëvendësimin.