Një nga momentet më të veçanta që ka shënuar Europianin e Shqipërisë, është lënia në stol e kapitenit Lorik Cana në ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë. Presidenti Duka thotë se Cana është sjellë si një profesionist i vërtetë. “Loriku është treguar një lojtar i vërtetë profesionist. Ai i ka thënë De Biast merr vendimin më të mirë për skuadrën. Unë dua që ta fitojmë këtë ndeshje për të shpresuar më tej”.