-Jetë dhe Stil

Video/ Dronë dhe robotë dezinfektues për të luftuar koronavirusin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 27/02/20 |
Opi Nion

Dronë, robotë dezinfektues, superkompjutera. Kina ka vendosur ta përballojë koronavirusin edhe me teknologji. Sipas CNN, Pekini është duke nxitur kompanitë teknologjike t’i bashkohen në luftën kundër koronavirusit, me qëllimin për të krijuar pajisje kompjuterike,dronë dhe aparatura të tjera që lejojnë kryerjen e disa proceseve të trajtimit të pacientëve, duke eleminuar kontaktet njeri me njeri.

 

Gjatë këtij muaji, kompania Tencent (TCEHY) ofroi disa kompjutera lehtësues, ku përfshihen edhe makineri qëmund të kryejnë përllogaritjet shumë më shpejt se një kompjuter I zakonshëm, në mënyrë që t’i ndihmojnë shkencëtarët në garën për të gjetur një kurë.  Ndërkohë kompani të tjera janë duke punuar në zhvillimin e robotëve për eleminuar kontaktet e njerëzve të infektuar me stafin mjekësor apo persona të tjerë.

Dronët

Dronët gjithashtu janë vënë në përdorim gjatë shëprthimit të koronavirusit. Kjo teknologji u lejon autoriteveve të skanojnë që nga distancë persona që në rrugë apo vende masive, mund të kenë nevojë për ndihmë. Nuk është e sigurt se sa teknologjia do të ndihmojë për të kontrolluar virusin, por Pekini e ka bërë të qartë se ky është një prioritet kombëtar. / Opinion.al

 

Pas