Një banesë pranë Muzeut Historik është përfshirë nga flakët këtë të premte.
Ndërtesa mësohet se përdorej nga komuniteti LGBT. Siç duket edhe nga pamjet, ndërtesa është djegur totalisht nga zjarri, ndërsa mësohet se nuk ka pasur të lënduar.
Pas këtyre pamjeve, Opinion.al u interesua pranë policisë së Tiranës për të mësuar më shumë rreth ngjarjes që rrezikoi edhe jetën e banorëve. Zëdhënësja u mjaftua vetëm me këto rreshta: ” Zjarri në kryqëzimin e Rr.Fortuzi me Sulejman Pasha. Zjarri është fikur. Nuk ka probleme. Po kryhen veprimet për përcaktimin e shkaqeve”. /Opinion.al