Aktualitet

Video/Deklarata në “Opinion”, Prokuroria i kthen celularët Hoxhës pas 1918 ditësh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 16/12/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme Prokuroria e Durrësit i ka kthyer gazetarit të kronikës së zezë, Artan Hoxha, dy celularët e sekuestruar më datë 16 shtator 2016 fill pas një deklarate që ky i fundit dha në emisionin “Opinion”.

Celularët e Hoxhës u mbajtën të bllokuar për 5 vite e 3 muaj ose fiks 1 918 ditë. Prokuroria e Krimeve të Rënda shoqëroi gazetarin Artan Hoxha pasi ai foli në “Opinion” lidhur me rrëzimin në grykëderdhjen e lumit Ishëm të avionit me drejtues pilotin italian, Guido Andrea Guidi.

Fill pasi mbaroi emisioni, vetë drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu e shoqëroi gazetarin Artan Hoxha me makinën e tij në prokurori për të dhënë deklaratë.

Në videon e publikuar nga Fevziu atëherë, Hoxha u shpreh se paraprakisht prokurorët i kanë thënë se thirrja kishte të bënte me nxjerrjen e sekretit hetimor mbi rrëzimin e avionit në fjalë, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të transportuar 200 kilogram lëndë narkotike, kanabis sativa./Opinion.al

Pas