Bota

VIDEO/ Dalin pamjet e sulmit me armë në Kishën e Teksasit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 30/12/19 |
el ida

Pamjet e sulmit me armë zjarri në një Kishë të Teksasit, ku një person qëlloi për vdekje dy besimtarë janë publikuar në rrjete sociale.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kishën “West Free Way” në White Settlement, teksa po mbahej mesha e së dielës, e cila po jepej “live” në Facebook.

Në video shihet se agresori ngrihet nga stoli dhe fillon të sillet në mënyrë të dyshimtë, duke nxitur vëmendjen e të pranishmëve. Më pas ai nxjerr armën dhe nisi të qëllojë, por fatmirsisht u ndalua menjëherë nga një prej pjesëtarëve të sigurisë së Kishës.

Në momentin e sulmit në Kishë gjendeshin rreth 250 besimtarë dhe sipas autoriteteve ngjarja mund të kishte pasoja fatale./Opinion.al

Pas