Kronikë

Video/Dalin pamjet e grabitjes që shkoi keq, ish-polici i dyshuar si i përfshirë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:28 - 15/06/22 |
Opi Nion

Emisioni “Uniko” në “Klan Plus” ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë së autorëve që grabitën një kambist një vit më parë. Ngjarja ka ndodhur më 11 Janar 2021 në qytetin e Korçës në rrugën e “Bilbilave”.

Në pamjet e transmetuara nga emisioni “Uniko”, në orën 4:46 të mëngjesit, një makinë e dyshimtë parkohet në këtë rrugë. Prokuroria thotë se brenda mjetit kanë qenë 3 persona. Dy prej tyre lëvizën në këmbë nga ana tjetër e rrugës.

Ndërsa në orën 06:12, autori i tretë doli nga makina dhe shkoi në këmbë drejt shtëpisë së kambistit Shefqet Muço. Ky person dyshohet të jetë Martin Arëza, një ish-punonjës policie.

Tre autorët pritën kambistin Shefqet Muço deri sa ky i fundit doli nga banesa. Në atë moment e sulmuan duke i marrë çantën me një shumë të konsiderueshme parash. Por mes tyre ndodhi një përleshje. Njëri nga grabitësit, kambisti e kapi dhe e mbante me forcë që të mos largohej nga vendngjarja. Në ndihmë i shkuan edhe familjarët, djali dhe bashkëshortja. Ndërsa dy grabitësit e tjerë u larguan.

Grabitësi që ai kishte kapur u mor nga policia. Agim Çaçi, sipas prokurorisë, është autori kryesor i grabitjes dhe është dënuar me 6 vite e 8 muaj me burg nga Gjykata e Korçës. Një muaj më vonë pas grabitjes së 11 Janarit 2021, policia arrestoi edhe Martin Arëza, që e akuzon si autorin e dytë të grabitjes. Edhe ky i fundit është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, por nuk ka pranuar akuzat. /tvklan.al

Pas