Jeta private e Nora Istrefit dhe Robert Berishës vazhdon të jetë temë e mediave rozë.
Përkundër mohimit të vazhdueshëm për ndarjen e tyre, spekulimet nuk kanë të ndalur, ashtu që çifti i famshëm detyrohen që t’u përgjigjen pyetjeve rreth kësaj çështjeje.
Derisa Nora po qëndron më e tërhequr, burri i saj ka dalë haptas për të thënë se ata janë bashkë dhe se nuk ka të vërtetë asgjë nga ato që thuhen.
Ai ka theksuar se spekulimet e vazhdueshme po i pengojnë çiftit, por edhe familjarëve të tyre, nga të cilët marrin vazhdimisht telefonata për këtë temë.