Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ “Check-In” në Stamboll: Qyteti me histori të pabesueshme

2018/12/01 at 7:56 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ “Check-In” në Stamboll: Qyteti me histori të pabesueshme

Nëse bota do të kishte një kryeqytet, ai do të ishte vetëm Stambolli! Kjo thënie e famshme e Napoleon Bonapartit thuajse dy shekuj më parë, shpreh në mënyrën më të mirë, pozitën gjeografike dhe miksimin kulturor të një qyteti magjik.


Stambolli është i vetmi qytet që shtrihet në Azi dhe në Europë dhe një nga 10 më të mëdhenjtë në botë. Ish-kryeqytet i Perandorisë Bizantine, ish-kryeqytet i Perandorisë Osmane dhe deri më 1912 edhe kryeqytet i shqiptarëve.

5 milion njerëz i bashkohen çdo ditë 15 milionë banorëve të qytetit, duke e çuar në 20 milionë numrin e atyre që i japin jetë një prej qyteteve më të rëndësishme të botës.

Autorja e emisionit “Check-In”, Albana Nanaj ishte e shoqëruar në këtë udhëtim nga gazetari Blendi Fevziu dhe sëbashku prezantuan atraksionet turistike të Stambollit.

Stambolli është një qytet me histori të pabesueshme, por edhe me një miksim që pak qytete në glob e kanë. Kryeqyteti i Perandorisë Osmane, ku bashkëjetonin me një harmoni të pabesueshme, grekë, armenë, hebrej, italianë, rusë dhe shqiptarë.

Një qytet ku qytetërimit bizantin i mbivendoset më e mira që prodhoi Perandoria Osmane.

Stambolli është një qytet me moshën mesatare 30-vjeçare dhe me një jetë që duket e pabesueshme. Një kryeqendër e kulinarisë, hoteleve të standardeve të larta, mikpritjes e pamjeve magjepse. Një qytet që për vite me radhë është konsideruar nga CNN Traveller si destinacioni më i rëndësishëm në botë.

“Udhëtimi nga Tirana në Stamboll zgjat 1 orë e 15 minuta. Turqia ka monedhën e saj. Lira turke, që ka zëvendësuar në vitin 1923, Lirën Osmane. Shkëmbimi i parave mund të bëhet që në aeroport dhe kursi aktual favorizon Euron. Në vitin 2014 Turqia vizitohej nga afro 44 milionë turistë në vit. Pas ngjarjeve të 2016 atje numri i reduktua, por në dy vitet e fundit është ngritur sërish. 10 milionë prej tyre, ndalen në Stamboll.

Pamja e mrekullueshme e qytetit shfaqet pak pasi del nga aeroporti. Rruga gjarpëron anës mureve romake dhe më pas bizantine të qytetit, duke pasur në krahun tjetër detin. Për rreth një mijë vjet, që nga themelimi, Kostandinopoja ishte kryeqytet i Perandorisë Romake të Lindjes, ose Bizantit. Për afro 500 vjet të tjera, Stambolli, siç e quajtën Osmanët që e morën qytetin në 1453, ishte kryeqytet i Perandorisë Osmane. Sot, është qyteti më i madh i Turqisë, një miksim i kulturave, stilit të jetës, mikpritjes, magjepsjes së rrugicave të tij dhe gjithçka që ka trashëguar nga stili kozmopolit. I vendosur gjysma në Azi dhe gjysma në Europë”, tha Nanaj.

Sulltanahmeti është zemra e qytetit të shkuar, por edhe zemra turistike e qytetit të sotëm. Veç Romës, asnjë qytet tjetër në botë nuk ka kaq shumë histori të përqendruar në kaq pak kilometra Katrorë. Vendi i dikurshëm i perandorëve Bizantinë dhe i Sulltanëve Osmanë, ai ruan ende shkëlqimin e një lagjeje që dikur ka qenë ndër më të famshmet në botë. Kur në mes të shekullit të XIX, Sulltani e vendosi selinë e tij në Dollmabahçe, buzë Bosforit, Sulltanahmeti e humbi shkëlqimin e parë. Bashkë me sulltanin drejt Bosforit dhe rreth pallatit të ri u larguan edhe pashallarët dhe oborrtarët, duke e lënë lagjen në mjerim dhe gjysmë të shkatërruar. Sot, ajo është një lagje plot jetë. Me rrugicat e ngushta shekullore, ndërtimet prej druri, restorantet tradicionale, zbukurimet, dyqanet e suvenireve dhe tre kryeveprat e mëdha: Xhaminë Blu, Kishën e Shën Sofisë dhe Pallatin Top Kapi.

Taksimi ishte një tjetër destinacion, i cili njihet njihet si zemra e vërtetë e Stambollit.

Për të shkuar nga Sulltanahmeti në Taksim duhet të kalosh në urën më të famshme dhe më të vjetër të Stambollit, atë të Gallatës. Një prej urave që ka më shumë histori së çdo tjetër në qytet. Ura e Gallatës lidhet dy anët Europiane të Stambollit. Ajo hidhet në dy anët e Bririt të Artë dhe kur u ndërtua, lehtësoi trafikun që deri atëherë kryhej vetëm me anije.

Sot, ura e gallatës mbetet po kaq e frekuentuar, por ajo njihet edhe si vendi ku të pasionuarit pas peshkimit kalojnë orë të tëra. Nga të gjitha moshat, të gjitha profesionet, të gjithë statuset shoqërore dhe financiare, në kohë të mirë dhe të keqe, ata qëndrojnë në dy anët e saj, me fytyrë nga Bosfori ose Briri i Artë në respekt të pasionit të veçantë.

Taksimi është sheshi më i famshëm i Stambollit. Ai njihet edhe si Sheshi i Republikës.

Nga Taksimi drejt Karakojt, nis rruga më e famshme e Stambollit të sotëm, Istiklal. 3 milion njerëz ecin çdo ditë në atë rrugë, që 100 vjet më parë, u ndërtua për t’i dhënë qytetit një pamje moderne./tvklan

Etiketa: blendi fevziucheck-instamboll


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit
Kronikë

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit

18 Korrik, 2026 9:25 am
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme
Kryesore

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme

17 Korrik, 2026 12:50 pm
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
Kronikë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

17 Korrik, 2026 12:05 pm
BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Para
“Kur diçka të mungon, ta plotëson droga”, rrëfimi për luftën e vështirë

"Kur diçka të mungon, ta plotëson droga", rrëfimi për luftën e vështirë

Tre operacione plastike për fshehjen e identitetit, flet lordi drogës

Tre operacione plastike për fshehjen e identitetit, flet lordi drogës

Juventusi vijon me hap kampioni

Juventusi vijon me hap kampioni
















TE FUNDIT

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
18 Korrik, 2026

Po mbahet në këto momente për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe nuk kanë munguar tensionet. Persona të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
18 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD ka përmbyllur procesin e riorganizimit të forumeve drejtuese, duke e cilësuar...

Lexo më shumë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës ka arritur të identifikojë 3 autorët e dyshuar të kanosjes dhe goditjes së oficerit të Policisë Mihal...

Lexo më shumë

Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein
18 Korrik, 2026

Një ish-asistente e Jeffrey Epstein ka rrëfyer për BBC detaje të reja mbi mënyrën se si financieri amerikan, i akuzuar për trafikim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}